Aktivizohet shërbimi i pulmologiisë në QKMF-në në Kaçanik
KaçanikPostuar: 18:17 / 20.11.2023
Çdo të hënë nga ora 10:00, në QKMF do të jetë në shërbim të pacientëve specialisti i pulmologjisë dr. Ramadan Dedinja.
Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, uroi për aktivizimin e këtij shërbimi, duke shtuar se së shpejti do të shtohen edhe shërbimet gjinekologjike dhe radiologjike.
Pulmologut Dedinja i uruan punë të mbarë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sali Malsiu dhe Drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli.
Shërbimet në QKMF në vazhdimësi po shtohen si ato mjekësore e po ashtu edhe ato laboratorike.