Edhe 70 mijë euro për projektet e të rinjve dhe për grupet e margjinalizuara në Komunën e Kaçanikut
Përfaqësuesit e këtyre organizatave i uroi dhe përgëzoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi, i cili tha se mbështetja komunale nuk do të mungoj asnjëherë për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.
Sipas projektit “ Komunat për të rinjë”, në fazën e dytë kanë përfituar të rinjtë me projektet e tyre që përfshijnë shumën 70 mijë euro, ndërsa në fazën e parë të këtij programi kanë përfituar të rinjtë nga komuna jonë me vlerën e projekteve 78 mijë euro. Nga shuma e përgjithshme, 15% e mjeteve janë nga Komuna e Kaçanikut, kurse pjesa tjetër nga programi “ Komunat për të rinj”.
Projekti M4Y është një grant prej 2.7 milion dollarësh i siguruar nga Qeveria Japoneze përmes Fondit Zhvillimor Social të Japonisë (JSDF), dhe i cili administrohet nga Banka Botërore, ndërsa implementohet nga MAPL
dhe Organizata CDF si partnere në implementim. Projekti ka për qëllim rritjen e mundësive socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar (15-24 vjet) në Kosovë. Përmes këtij projekti komunat e zgjedhura do të adresojnë nevojat socio-ekonomike të të rinjve, duke financuar iniciativat të cilat burojnë nga vet ata, me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis rinisë dhe qeverive lokale, për zgjedhjen e problemeve në komunitet.