Edhe Komuna e Kaçanikut pjesë e shënimit të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit
Një ekip mjekësor qëndroi në bulevardin ,,Ismajl Raka" me ç'rast qytetarët morën këshilla mjekësore për kancerin e gjirit ,si dhe u shpërndanë broshura.
Po ashtu u organizua ecje nga bulevardi ,,Ismajl Raka " deri te shtëpia e Kulturës ,,Xheladin Kurtaj".
Aktiviteteve iu bashkangjit edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sali Malsiu dhe drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli.
Po ashtu do të organizohen edhe aktivitete të tjera ditëve në vazhdim:
Me datën 12.10.2023 (ditë e enjte) nga ora 11.00 në QKMF ,,Dëshmoret e Lirisë" te salla e ligjëratave do të mbahet një ligjëratë për kancerin e gjirit.
Nga data 27.10.2023 deri me datën 01.11.2023 në hapësirën e QKMF- së ,do të jetë në dispozicion mamografi mobil. Mamografia do të bëhet me termin dhe parashihet që çdo ditë nga 15 gra do ta kryejnë këtë procedurë diagnostike. Terminet duhet të bëhen në QKMF dhe mamografisë do ti nënshtrohen gratë mbi moshën 45 vjeçare!