Edhe një veturë e re për nevojat e QKMF-së në Kaçanik
KaçanikPostuar: 12:10 / 25.10.2023
Ky projekt u financua nga buxheti komunal, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Drejtori Sali Malsiu, tha se ky projekt do të mbuloj nevojat për shërbime më cilësore, ndërsa kërkesa ka ardhur edhe nga cikli i dëgjimeve buxhetore. Drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli, falënderoi Komunën e Kaçanikut për përmbushjen e kërkesave të vazhdueshme, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për stafin dhe pacientët e komunës sonë.