Edhe nxënësit nga Komuna e Kaçanikut pjesë e testit TIMSS

KaçanikPostuar: 14:37 / 30.05.2023

Testi TIMSS matë njohuritë /arritjet e nxënësve të klasave të katërta në matematikë dhe shkenca natyrore, ndërsa mbahet në çdo katër vjet.

Në nivel të Komunës së Kaçanikut, testit iu janë nënshkruar gjithsej 73 nxënës, prej tyre dy klasë të SHFMU “Emin Duraku” një klasë e SHFMU “7 Shatori” dhe një nxënës i SHFMU “Naim Frashëri”, të shpërndarë në tri qendra testimi.

Testi TIMSS është hartuar për të matur dhe interpretuar ndryshimet mes sistemeve arsimore kombëtare në mënyrë që të mundësojë përmirësimin e mësimit dhe studimit të matematikës dhe shkencave natyrore, ndërsa për herë të parë ka filluar të mbahet më 1959.