Fillojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Kaçanikut
KaçanikPostuar: 09:49 / 25.07.2023
Debati i parë është mbajtur me sektorin e bujqësisë.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Suhad Dullovi, njoftoi fermerët lidhur me planifikimet që po bëhen për hartimin e buxhetit të vitit 2024, duke theksuar se kjo formë e komunikimit me ta ishte më e mirë dhe më e përshtatshme.
Fermerët kaçanikas paraqiten nevojat dhe kërkesat e tyre, ku kërkuan rritje të subvencioneve si dhe investime në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për zhvillim të kulturave bujqësore.
Sot do të mbahet dëgjimi i dytë publik buxhetor me të rinjtë, OJQ-të dhe Klubet Sportive.