Fillojnë punimet në projektin “Ndërtimi i nënkalimit për këmbësor” në Kaçanik
Për të parë nga afër nisjen e punimeve, në terren ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi me bashkëpunëtorë komunal.
Nënkryetari Vishi tha se duke marrë parasysh kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë e tyre dhe të nxënësve në veçanti që vije nga linja hekurudhore, është vendosur që ky projekt te realizohet, ndërsa mjetet janë tërësisht nga buxheti komunal. Ai më tutje shtoi se institucionet komunale, çdo herë do të jenë pranë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve dhe në bazë të mundësive buxhetore ato edhe do të realizohen.
Ndërkohë, Arian Teneqja menaxher i këtij projekti tha se kostoja në tërësi e projektit është 210,096.80 euro mjete nga buxheti komunal, ndërsa njoftoi se për gjatë kryerjes së punimeve aksi rrugor nga ETC deri tek ura do të bllokohet përkohësisht.