Fillojnë punimet në projektin “Ndërtimi i trotuarit, shtegut për çiklizëm dhe ndriçimit publik” në rrugën “Murat Lika“ në zonën turistike Strazhë
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fillim javës të ekzekutivit komunal nën udhëheqjen e Kryetarit Besim Ilazi.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit raportoi për fillimin e punimeve në projektin “Ndërtimi i trotuarit, shtegut për çiklizëm dhe ndriçimit publik” në rrugën “ Murat Lika “ në zonën turistike Strazhë, ndërsa bëri të ditur se punimet janë duke u realizuar edhe në projekte të tjera që kanë për qëllim promovimin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik.
Po ashtu, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, u bë e ditur se në kuadër të realizimit të projekteve që janë në përgjegjësinë e kësaj drejtorie janë duke u realizuar 8 projekte, ndërsa edhe shumë të tjera janë në përfundim të procedurave të prokurimit për fillim të punimeve. Kurse 3 projekte kapitale janë duke u realizuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
Në takim u bënë të ditura edhe planet dhe aktivitetet komunale për gjatë muajit korrik, ku vlen të përmendet veç tjerash, edhe përgatitja e fazës për dëgjime buxhetore, që do të organizohen nga ekzekutivi komunal- Drejtoria e Financave dhe Buxhetit, me qëllim të rritjes së transparencës buxhetore.