Fillon realizimi i projektit “Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në fshatin Biqec”

KaçanikPostuar: 17:29 / 24.07.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Kaçanikut:

Fillon realizimi i projektit “ Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në fshatin Biqec”

Një javë intensive me punime në projekte të shumta kapitale komunale u realizua javën që lam pas.

Në mbledhjen e mëngjesit të udhëhequr nga Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi, ekzekutivi komunal raportoi për aktivitetet dhe punët nga java që lam pas, si dhe planifikimet për javën që sapo kemi nisur.

Drejtoria e arsimit njoftoi se me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2022-2023, me qëllim të shfrytëzimit të kohës së pushimit dhe për të mos penguar më pas procesin mësimor, kanë filluar punimet në projektet kapitale në fushën e arsimit. Drejtori Zahir Doda bëri të ditur se punimet janë duke u zhvilluar në projektin  “ Renovimi i objekteve shkollore- ndërrimi i kulmit dhe izolimit të ShFMU “ Qamil Ilazi” afër vendit të quajtur “ Fusha e Pajtimit” si dhe punimet në projektin “  Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në fshatin Biqec”, projekte këto që do të financohen nga buxheti komunal. Nga ana tjetër tashmë  Drejtoria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit është në fazën përfundimtare të përgatitjes së ditëve të mërgatës. Drejtoresha Hafize Sallahu tha se edhe këtë vit planifikohet që të organizohen shumë aktivitete kulturore e sportive për mërgatën, me qëllim të krijimit të një atmosfere bashkëpunuese dhe argëtuese për ta.