Investimet komunale në Kaçanik po realizohen edhe në Bujqësi

KaçanikPostuar: 18:15 / 26.10.2023

Punimet janë duke vazhduar në rregullimin e kanalit të ujitjes në fshatrat Biqec dhe Kovaqec, të cilat u përcollën nga afër nga kryetari i komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë komunal, i cili tha se këto investime po realizohen me buxhet komunal, përmes drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Drejtori Suhad Dullovi tha se këto projekte po realizohen me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për bujqit e komunës sonë.