Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Kaçanik mbanë mbledhjen e rregullt

KaçanikPostuar: 12:35 / 01.11.2023

Komandanti Shehu, tha se situata e sigurisë në periudhën në mes dy takimeve ka qenë e qetë dhe stabile. Shqetësuese sipas tij është dukuria e dhunës në familje.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth ankesave të qytetarëve që u janë drejtuar kutive të ankesave, por që sipas komisionit komunal për hapjen e kutive të ankesave nuk ka pasur ndonjë ankesë që ndërlidhet me çështjen e sigurisë.

Në këtë takim gjithashtu u formua edhe grupi punues për hartimin e Planit të Punës së KKSB për vitin 2024.