KKSB në Kaçanik mbanë mbledhjen e tretë për vitin 2023
Takimin e kryesoi Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi.
Për gjendjen e sigurisë raportoi Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik, Halim Shehu, i cili tha se gjendja në Komunën e Kaçanikut është e qetë dhe stabile.
Nënkryetari Sabedin Vishi, shprehu brengën e tij për prerjen ilegale të pyjeve, duke shtuar se ndonëse pyjet menaxhohen nga institucionet qendrore, dëmi po i bëhet komunës, duke kërkuar që të punohet më shumë në këtë drejtim për të ndaluar këtë dukuri negative. Edhe anëtarët e tjerë të KKSB-së shprehën brengën për prerjen ilegale të pyjeve, ndërsa kërkuan më shumë përkushtim të institucioneve përgjegjëse, me qëllim të mbrojtjes së pyjeve.
Bujar Bajra – nga sektori i emergjencave komunale raportoi për përgatitjen për sfidat eventuale gjatë sezonit veror, duke shtuar se duhet ngritur vigjilenca gjatë ditëve me temperature të larta si nga institucionet komunale, po ashtu edhe nga qytetarët për të evituar rreziqet e mundshme.