Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Kaçanikut mbanë mbledhjen e tetë të rregullt
KaçanikPostuar: 15:16 / 22.09.2023
Në mbledhjen e KPF-së u punua sipas pikave të rendit të ditës për të ju përcjellur më pas edhe kuvendit për miratim:
1.Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Kaçanikut, për vitin fiskal 2024 dhe vlerësimet për vitet 2025-2026;
2.Propozim Vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore, sipas buxhetit të vitit 2023;
3.Propozim Vendimi për transferin e mjeteve buxhetore, sipas buxhetit të vitit 2023;
4.Propozim Vendimi për realizimin e një vizite studimore e anëtarëve të KK, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Malit të Zi;
5.Raporti i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.