Komuna e Kaçanikut dhe GIZ diskutojnë rreth projektit “Promovimi i ndërmarrësisë”
KaçanikPostuar: 13:44 / 04.08.2023
Përmes projektit "Promovimi i ndërmarrësisë", është duke u bërë studim rreth prioretizmit gjeografik të investimeve për zonat e thella rurale, e që përmes kësaj analize synohet të identifikohen dhe përcaktohen disa zona gjeografike të cilat karakterizohen me kushte jo të favorshme, por që kanë potencial për zhvillim ekonomik, e që në të ardhmen ky studim mund të shfrytëzohet me orientim të drejtë të investimeve, në mënyrë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm dhe i balancuar për zonat rurale.
Në mesin e zonave të studimit, përfshihet edhe zona e Sharrit dhe vendbanimet e afërta, ku janë të përfshira edhe disa zona nga komuna jonë.