Komuna e Kaçanikut dhe Islamic Relief Kosova me marrëveshje të re
“Për dy vite të qeverisjes, është arritur që të tejkalohet shuma e premtuar në fushatë elektorale, për subvencione në bujqësi nga Kryetari Besim Ilazi, ku ishin premtuar 300 mijë euro subvencione në bujqësi. Ndërsa tani kjo shumë ka arritur në vlerë mbi 400 mijë euro, + 100 mijë euro investime kapitale, për vetëm dy vite të qeverisjes. Marrëveshja e re e arritur mes Komunës së Kaçanikut dhe organizatës “ Islamic Relief” parasheh bashkimin e fondeve mes dy institucioneve, me qëllim të rritjes së potencialit bujqësor, më konkretisht do të investohen mbi 170 mijë euro për mekanizëm bujqësor për bujqit e komunës sonë.
Kryetari Besim Ilazi vlerësoi se këto mjete janë të mirë se ardhura për bujqit e komunës, duke shprehur gatishmërinë komunale për bashkëfinancim në projekte që do të rrisin qëndrueshmërinë financiare të qytetarëve në forma të ndryshme.
Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Suhad Dullovi tha se kjo marrëveshje është e nevojshme për përkrahjen e bujqve, ndërsa falënderoi Organizatën “ Islamic Relief Kosova” për përkrahjen e vazhduar dhe bashkëpunimin me komunën.
Fermerët nga komuna jonë janë përkrahur në forma të ndryshme si mbështetje me serra, mekanizëm bujqësor, pagesa direkte apo subvencionim për mbjellje të grurit, koshere dhe mekanizëm bashkangjitës për mbledhjen e mjaltit etj, kurse investime janë bërë edhe në projektet kapitale bujqësore.
Përkrahja për sektorin e bujqësisë do të vazhdoj edhe në vazhdim, duke vlerësuar si të nevojshme investimet në këtë fushë.”– thuhet në postimin e Komunës së Kaçanikut.