Komuna e Kaçanikut dhe MAPL nënshkruajnë aneks marrëveshjen për projektin “ Komunat për të rinjtë”
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, priti në takim përfaqësuesen nga MAPL, Rreze Duli- Koordinatore e projektit “ Komunat për të rinjtë”. Kryetari Ilazi tha se Komuna e Kaçanikut është e hapur të mirëpres dhe të bashkë financoj çdo projekt dhe nismë të mirë, që ka për qëllim mbështetjen e aktiviteteve rinore.
Kjo Aneks-Marrëveshje është ndryshimi dhe plotësimi i marrëveshjes bazë për zbatimin e projektit "Komuna për të Rinjtë" (M4Y) në Kosovë, financuar me grante të Qeverisë së Japonisë në kuadër të Fondit Japonez për Zhvillim Social.
Të gjitha mjetet do të shpenzohet nga të rinjtë, të cilët do të aplikojnë me projekte duke u bazuar në procedurat e parapara. Gjatë fazës së parë janë mbështetur të rinjtë dhe OJQ, që kanë aplikuar me projekt ide të ndryshme që kishin aktivitete në fushën e rinisë dhe mirëqenies qytetare.
Së shpejti pritet të filloj implementimi i fazës së dytë në projektin “ Komunat për të rinjtë”.