Komuna e Kaçanikut dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese me marrëveshje bashkëpunimi për auditim social
Në këtë takim u mirëprit ekipi i këtij projekti, si dhe përfaqësuesi nga DEMOS-i Drilon Shala dhe përfaqësues nga shoqëria civile në Kaçanik, të cilët po e mbështesin realizimin e projektit "Auditimi Social" si bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, e i zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation-Kosova.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e angazhimit të qytetarëve dhe transparencës si dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore dhe mbikëqyrjes qytetare.
Kryetari Ilazi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në këtë projekt, që sipas tij ka për qëllim promovimin e transparencës dhe llogaridhënies si dhe aktivizimin e qytetarëve në marrjen e vendimeve të përbashkëta.
Veç tjerash ky takim ishte një mundësi e mirë e bashkëbisedimit në mes të ekipit së BIRN- Kosova, përfaqësuesve të komunës dhe shoqërisë civile në Kaçanik, për të diskutuar së bashku sfidat dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e komunës sonë.