Komuna e Kaçanikut dhe Tetra Tech ARD nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Zbatimi i përbashkët i Aktivitetit Qeverisja e Pronës, u bë pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Komunës së Kaçanikut përfaqësuar nga Kryetari Besim Ilazi dhe Tetra Tech ARD, Inc. - Zbatuesi i Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës përfaqësuar nga Jennifer Ober- Drejtore e Aktivitetit.
Kryetari Besim Ilazi, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me përfaqësues të këtij programi, duke shtuar se përfitues janë qytetarët e komunës sonë e sidomos gratë dhe vajzat.
Përmes kësaj nisme synohet përmirësimi i sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë në mënyrë që të ulet korrupsioni, rritet fuqizimi i grave, si dhe të përmirësohen të drejtat formale pronësore dhe investimet në patundshmëri. Në partneritet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe akterë të tjerë lokalë, duke kontribuar në avancimin e zhvillimit të udhëhequr nga niveli lokal.
Aktiviteti do të përqendrohet në forcimin e sistemit për të drejtat pronësore duke i përmirësuar proceset e Zyrës Kadastrale Komunale (ZKK) dhe ofrimin e shërbimeve që i duhen qytetarëve për formalizim dhe regjistrim të të drejtave të tyre. Aktiviteti do të punojë për standardizimin e procedurave administrative në mënyrë që qytetarët të stimulohen për të nisur procedurat për formalizim, si dhe që të hiqen kërkesat burokratike për regjistrim të cilat dekurajojnë qytetarët që t’i regjistrojnë të drejtat e tyre pronësore.
Aktiviteti Qeverisja e Pronës e ka si qëllim të bashkëpunojë me Komunën për përmirësimin e sistemit për të drejtat pronësore në Kosovë në mënyrë që të ulet korrupsioni, të rritet fuqizimi i grave, si dhe të përmirësohen të drejtat formale pronësore dhe investimet në patundshmëri.
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka kontraktuar Tetra Tech ARD, Inc., si kontraktorin kryesor për zbatimin e Aktivitetit Qeverisja e Pronës në Kosovë, me kohëzgjatje prej 5 vitesh dhe me vlerë prej 10.1 milionë dollarësh amerikanë. Tetra Tech ARD, Inc., do ta zbatojë Aktivitetin gjatë periudhës pesëvjeçare nga maji 2022 deri në maj 2027. Ky projekt synon përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë në mënyrë që të ulet korrupsioni, rritet fuqizimi i grave, si dhe të përmirësohen të drejtat formale pronësore dhe investimet në patundshmëri. Në partneritet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe akterë të tjerë lokalë, Aktiviteti do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit të udhëhequr nga niveli lokal.