Komuna e Kaçanikut fillon me përgatitjen e orarit për organizimin e dëgjimeve buxhetore
KaçanikPostuar: 15:15 / 04.07.2023
Gjatë ditës së sotme, përfaqësues komunal së bashku me konsulentin nga DEMOS, diskutuan format më të mira të organizimit të dëgjimeve publike për buxhetin komunal 2024 dhe planifikimet për vitet 2025 dhe 2026.
Debatet do të organizohen me grupe të ndryshme të interesit me qëllim të gjithpërfshirjes në kuadër të procesit vendimmarrës si dhe planifikimet buxhetore të jenë sa ma transparente për qytetarët.
Ditëve në vazhdim do të publikohet edhe orari dhe grupet e caktuara me të cilat do të organizohen këto dëgjime buxhetore.