Kryetari Ilazi mbajti takimin e parë publik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023
Ndërsa në lidhje me realizimin e projekteve foli Nënkryetari Sabedin Vishi, i cili njoftoi se tashmë kanë filluar shumë projekte kapitale dhe shumë të tjera pritet të fillojnë së shpejti. Nënkryetari tha se edhe këtë vit do të realizohen projekte të ndryshme kapitale ku disa nga ta tashmë kanë nisur. Nënkryetari përmendi investimet në projektin e ndërtimit të sheshit të qytetit, në rregullimin e nënkalimit për këmbësor, rregullimin e projektit turistik te Guri i Shpum, investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit e ndriçimit publik , në rrugë e trotuare, bujqësi, shëndetësi, investime në arsim, kulturë, rini e sport, investime në bujqësi, në zhvillim ekonomik e turizëm etj.
Ndërkohë qytetarët e pranishëm në këtë debat, përfaqësues të fshatrave e lokaliteteve nga zonat urbane, përfaqësues të shkollave e shoqërisë civile, përgëzuan institucionet komunale për punët e realizuara deri më tani, ndërsa kërkuan mbështetje të projekteve edhe nga niveli qendror. Ata paraqitën kërkesat e tyre për investime të më tejme në infrastrukturë rrugore, kanalizim e ujësjellës, shëndetësi, arsim etj, ndërsa morën përgjigjje edhe nga kryetari, nënkryetari dhe stafi i pranishëm ekzekutiv.