Kryetari Ilazi pret në takim investitorë të interesuar për investime në Grykën e Kaçanikut dhe në Strazhë
KaçanikPostuar: 15:28 / 01.11.2023
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm Pranvera Loku Zharku, pritën në takim investitorë vendas në partneritet nga diaspora, të cilët shpalosën projektin e tyre „Zip Line në Grykën e Kaçanikut si dhe parkun e aventurave në Strazhë“.
Sipas tyre, në projektin e prezantuar synohet që sporti ekstrem i quajtur „Zip Line“ të jetë më i gjati në rajon.
Kryetari Ilazi, u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me investitorë, dhe të krijojë të gjitha lehtësirat e mundshme administrative për realizimin e këtij projekti që do të ketë ndikim në zhvillimin e turizmit në këtë komunë.