Kryetari Ilazi priti në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Gabriele Vacca

KaçanikPostuar: 14:47 / 13.09.2023

Kryetari Ilazi, tha se niveli i bashkëpunimit me KFOR-in edhe më tutje vazhdon të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, ndërsa i falënderoi për paqen dhe qetësinë që kanë krijuar në vend tash e sa vite si në aspektin e sigurisë po ashtu edhe përmes formave të tjera të ndihmave.

Edhe Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim ( RC-W HQ Camp villagio Italia) Kolonel Gabriele Vacca, konfirmoi bashkëpunimin e mëtejmë, duke falënderuar për mikpritje dhe koordinim të vazhdueshëm. Në takim u diskutuan tema të përgjithshme që ndërlidhen me komunën dhe funksionimin e saj.