Kryetari Ilazi takoi drejtorin e ri të Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan

KaçanikPostuar: 18:44 / 29.05.2023

Kryetari Ilazi, e falenderoi drejtorin e OSBE-së në Gjilan, për vizitën që i bëri komunës, duke e falënderuar misionin e OSBE-së në Kosovë, për bashkëpunimin e realizuar, në monitorim të institucionit lokal, e po ashtu edhe në këshillim, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen për të mirën e qytetarëve.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan Igli Totozani, e përgëzoi Kryetarin Ilazi për punët e mira të realizuara, si në kompletimin e dokumenteve që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit, krijimi i mekanizimit kundër dhunës në familje, respektimin e barazisë gjinore, funksionimi i KKSB-së, si dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin me OJQ-të dhe klubet sportive. Ai tha se OSBE do të vazhdoj të jetë një partner i rëndësishëm për komunat brenda mandatit dhe mundësive që ka në dispozicion.

Në këtë takim veç tjerash u diskutua pjesëmarrja e qytetarëve ne proceset vendimmarrëse si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës sonë siç është zhvillimi i dobët ekonomik, braktisja e fshatrave etj.