Kryetari Ilazi uron festat e 28 Nëntorit
KaçanikPostuar: 11:03 / 28.11.2023
Urimi i plotë i kryetarit Ilazi:
Urime 28 Nëntori
Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Nëntori historik përmban përplot ngjarje historike e krenare.
Gëzuar Festa e Flamurit Kombëtar!
Gëzuar Festat e Nëntorit historik !