Mbahet Dëgjim Publik me banorët e disa lokaliteteve në Komunën e Kaçanikut
KaçanikPostuar: 10:38 / 02.08.2023
Drejtori për Financa dhe Buxhet në Komunën e Kaçanikut, Bahri Selimi, prezantoi planifikimet buxhetore, duke shtuar se këto dëgjime buxhetore, po organizohen me qëllim të promovimit të transparencës si dhe vendimmarrjes së përbashkët komunale.
Ndërsa, pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve të pranishëm në debat, iu përgjigjën edhe drejtori për Urbanizëm, kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Qamil Stagova si dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani.
Të pranishmit në këtë debat parashtruan kërkesat dhe nevojat e tyre, ndërsa të gjithë një zëri kërkuan zgjidhjen e problemit me ujë të pijes, që sidomos gjatë stinës së verës ka mungesë të madhe.