Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Kaçanikut
Në takim prezantoi edhe Kryetari i Komunës, Besim Ilazi, Nënkryetari Sabedin Vishi dhe një pjesë nga stafi ekzekutiv.
Anëtarët e KPF-së diskutuan dhe i përcollën kuvendit për miratim pikat e rendit të ditës:
1. Propozim Rregullore për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të shtëpisë së kulturës “Xheladin Kurtaj” në komunën e Kaçanikut;
2. Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) e komunës së Kaçanikut 2024-2026;
3. Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Kaçanikut, për vitin 2022;
4. Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit, nga Zyra Kombëtare e Auditimit për PFV 2022;
5. Propozim Vendimi për transferin e mjeteve nga rezerva komunale, sipas buxhetit të vitit 2023;
6. Propozim Vendimi Paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër, në Zonat Kadastrale: Doganaj, Koxhaj, Begracë, Kaçanik;
7. Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
8. Propozim Vendimi për ndarjen e masës drusore të konfiskuara, shkollave të komunës.