Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Kaçanikut
KaçanikPostuar: 17:18 / 30.08.2023
Për gjendjen e sigurisë raporti Zëvendës Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik, Jaser Jaha, i cili tha se përkundur fluksit të madh të qytetarëve gjatë sezonit veror, nuk është shënuar ndonjë incident i rëndë, ndërsa përmendi se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, fillon edhe plani operativ i emëruar siguria në shkolla.
Temë e veçantë e këtij takimi ishte edhe trajtimi i ambientit dhe menaxhimi i mbeturinave gjatë stinës së verës, ku përfaqësues komunal, nga Kompania “Pastërtia” dhe Organizata “ Gjethi” ndanë informata të rëndësishme në lidhje me trajtimin e ambientit.
Në takim anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe tema të ndryshme në lidhje me sigurinë e qytetarëve të komunës sonë.