Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Kaçanikut
KaçanikPostuar: 21:03 / 25.07.2023
Mbledhjen e kryesoi Kemal Murseli, Kryesues i Kuvendit, ndërsa prezantoi edhe Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi.
Anëtarët e KPF-së diskutuan dhe i përcollën kuvendit për miratim pikat e rendit të ditës:
1.Raporti Gjashtëmujor financiar për periudhën Janar – Qershor 2023;
2.Propozim Vendim për vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik për këmbim të pronës komunale me pronën private, ZK Runjevë ;
3.Propozim Vendim për vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik për këmbim të pronës komunale me pronën private, ZK Begracë.