Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut për vitin 2023
Anëtarët e Kuvendit Komunal u njoftuan me Raportin financiar për periudhën: Janar-Shtator 2023;
Informatë e drejtorisë së Arsimit për fillimin e Vitit të Ri Shkollor 2023/2024;
Informatë e drejtorisë së Arsimit për përfundimin e Vitit Shkollor 2022/2023;
Raport i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas planit dinamik realizues të ofertuesit ekonomik “MUJA“ OP;
Raport i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas planit dinamik realizues të ofertuesit ekonomik Mevlud Zharku;
Raport i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas planit dinamik realizues të ofertuesit ekonomik “JLG CONSTRUCTION” SHPK;
Raport i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas planit dinamik realizues të ofertuesit ekonomik N.P “X- PLAST”;
Raport i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas planit dinamik realizues të ofertuesit ekonomik Fatmir Gashi B.I;
Raport i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas planit dinamik realizues të ofertuesit ekonomik “KAÇINKA” L.L.C;
Raport i komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas planit dinamik realizues të ofertuesit ekonomik N.SH.T ”LYPETENI”, ndërsa miratuan pikat e rendit të ditës:
Propozim Vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore, sipas buxhetit të vitit 2023;
Propozim Vendimi për transferin e mjeteve buxhetore, sipas buxhetit të vitit 2023;
Propozim Vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Doganaj dhe Soponicë;
Propozim Vendimi për formimin e komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024;
Propozim Vendimi për rialokimin e mjeteve buxhetore nga kategoria e investimeve kapitale në nën-programin Planifikim urban dhe inspeksioni, sipas buxhetit të vitit 2023.