Mbahet për herë të parë Testi Ndërkombëtar ICILS në shkollat e Kaçanikut
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kaçanikut, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë organizuar dhe mbajtur Testin ndërkombëtar ICILS me një numër nxënësish të klasave të VIII.
Qëllimi i testit ICILS është të hulumtoj mënyrat përmes të cilave të rinjtë arrijnë njohuri në fushën e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit (TIK) dhe për të mbështetur kapacitetin e tyre në zbatimin e teknologjisë në epokën digjitale.
Testi ICILS raporton mbi arritjet e nxënësve në një test kompjuterik të TIK-ut e po ashtu, mbledh dhe raporton mbi të dhënat për përdorimin e kompjuterëve dhe mediave të tjera digjitale nga nxënësit dhe qëndrimet e tyre në lidhje me përdorimin e kompjuterëve dhe mjeteve të tjera digjitale.
Testi ndërkombëtar ICILS, sivjet është organizuar për herë të parë në vendin tonë, ndërkaq në nivel të Komunës, testit i janë nënshtruar gjithsej 86 nxënës, prej tyre dy klasë (VIII-1 dhe VIII-2) të SHFMU “Emin Duraku” në Kaçanik, një klasë (VIII-1) e SHFMU “Nazmi Osmani” në Elezaj dhe dy klasë (VIII-1 dhe VIII-3) të SHFMU “Idriz Seferi” në Bob.