Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e “Planit Strategjik të Zhvillimit Ekonomik Lokal(2024-2028)” për komunën e Kaçanikut
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Pranverë Loku-Zharku njoftoi anëtarët e grupit punues për rëndësinë e këtij plani strategjik sektorial, të domosdoshëm për zhvillim ekonomik për komunën që për qëllim ka rritjen e kapaciteteve njerëzore për të nxitur inovacionin në mënyrë që të prodhohen produkte e shërbime konkurruese. Loku-Zharku në vazhdim theksoi gjithashtu se ky plan ndihmon komunitetin për të bërë zgjedhjen e duhur drejtë një vizioni apo qëllimi të përcaktuar pasi që është një dokument i bazuar në planin e veprimit që ka për qëllim hartimin dhe koordinimin e politikave të zhvillimit ekonomik lokal si dhe përdorimin e mençur të burimeve dhe promovon integrimin e vlerave dhe të të menduarit inovativ.
Synimi kryesor i punimit të këtij dokument plani është: përmirësimi i ambientit për zhvillim lokal dhe cilësinë e jetës, ulja e varfërisë dhe mirëqenia e qytetarit në përgjithësi.
Në përmbyllje, drejtoresha falënderoi anëtarët e grupit punues për gatishmërinë dhe ndihmën që do t’i japin në vazhdimësi hartimit dhe kompletimit të këtij dokumenti i cili në praktik do të jetë gurthemel i zhvillimit të qëndrueshëm lokal.