Drejt finalizimit Muzeu i Qytetit të Kaçanikut

KaçanikPostuar: 10:21 / 10.10.2023

Kjo po bëhet e mundur falë projektit të financuar nga buxheti komunal, që po realizohet në kuadër të projektit të renovimit të shtëpisë së kulturës ku parashihet të rregullohet edhe muzeu.

Punimet nga afër u përcollën nga Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Hafize Sallahu.

Nënkryetari Vishi tha se rëndësia e këtij projekti është e madhe, sepse po synohet ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore. Vlera e projektit është afër 62 mijë euro.