Ndërpriten punimet përkohësisht në projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor në Kaçanik
Sipas njoftimit nga Komuna e Kaçanikut, në bazë të kompetencës ligjore, inspektorati i Ministrisë ka dalë në vend ngjarje dhe ka parë nga afër gjetjet arkeologjike. Drejtoresha e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore pranë MKRS-së Gjejlane Hoxha, bëri të ditur se pas inspektimit të gjendjes në terren, u vendos që punimet të ndërpriten përkohësisht deri në një vlerësim të Institutit Arkeologjik të Kosovës.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi ka kontaktuar me Ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku, të cilin e ka njoftuar për ndërprerjen e punimeve si dhe janë diskutuar për hapat e mëtejmë në lidhje me trajtimin e këtij rasti. Këto veprime janë bazuar në ligjin për Trashëgimi Kulturore, tek neni 7.6, në të cilin shkruhet:
Gjatë punëve ndërtuese, nëse bëhet ndonjë zbulim arkeologjik zbuluesi ose investitori duhet të informojë Institucionin kompetent menjëherë, por jo më vonë se sa në ditën pasuese nga koha e zbulimit. Institucioni kompetent ka tÑ‘ drejtë që menjëherë të ndalë punët ndërtimore të filluara dhe tÑ‘ ndërmarrë një studim vlerësues dhe shpëtues arkeologjik në vend për një kohë të kufizuar që duhet të përcaktohet nga një akt nënligjor të bazuar në këtë ligj. Punët krijuese (ndërtuese) mund të rifillojnë vetëm pas lejes me shkrim nga Institucioni kompetent.