Në Ditën e Rinisë përurohet salla e leximit për studentë në Kaçanik
Kjo leximore moderne, tashmë do të jetë shërbim të studentëve kaçanikas.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi uroi të rinjtë për ditën e tyre duke i përgëzuar ata për punën e tyre të jashtëzakonshme me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të rinjtë si dhe për aktivitetet rinore në përgjithësi.
Ai, më tutje potencoi rëndësinë e projektit të sapo përuruar, duke shtuar se Komuna e Kaçanikut edhe më tutje vazhdon të jetë e hapur dhe të mirëpres idetë dhe bashkëpunimet nga OJQ-të dhe grupe të tjera, që kanë për qëllim aktivitete në të mirë të shoqërisë.
Për ditën e tyre, të rinjtë u përgëzuan edhe nga Nënkryetari Sabedin Vishi dhe drejtoresha e DKRS Hafize Sallahu.
Ndërsa, në emër të KVRL-së Kryetari Shpat Bulica, tha se kjo sallë tashmë i plotëson të gjitha kushtet për mësim studim për studentë, ndërsa shtoi se janë shtuar edhe titujt shkencor që nevojiten për studentë. Në këtë përurim të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, CDF, Policia e Kosovës, përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe studentë. Projekti i renovimit të sallës së leximit është realizuar në kuadër të projektit “ Komunat për të Rinj” financuar nga Banka Botërore përmes MAPL dhe Komuna e Kaçanikut, ndërsa është implementuar nga KVRL.