Në Kaçanik diskutohet progresi në lidhje me projektin “Komunat për të Rinjtë”
Kryetari Ilazi, bëri të ditur se pjesë e fazës së parë ishin përfitues të rinjtë e Komunës së Kaçanikut të cilët përmes projekteve kanë arritur të krijojnë kushte dhe aktivitete sa më të mira për të rinjtë.
Në takim u diskutua progresi i arritur deri më tani, si dhe aktivitetet që do të zhvillohen muajve në vijim, në fazën e dytë të këtij projekti. Implementimi i projekteve nga ana e të rinjve të komunës sonë, është vlerësuar shumë nga ana e ekipit monitorues të projektit “Komunat për të Rinjt”.
Në takim prezantoi edhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Hafize Sallahu dhe Koordinatori për Rini, Fatmir Qaka.
Projekti është duke u implementuar nga MAPL, administruar nga Banka Botërore dhe mbështetur nga Qeveria e Japonisë përmes fondit Japonez për Zhvillim Social, ndërsa Komuna e Kaçanikut është përfituese në mesin e 10 komunave.