Në Kaçanik mbahet dëgjim publik buxhetor me sektorin e shëndetësisë
Përfaqësuesit shëndetësor u ndanë teje të kënaqur me kushtet e punës, rritjen e stafit shëndetësor, rregullimin e problemit të kujdestarisë për barnatore gjatë natës, sigurimi i barnave esenciale si dhe infrastrukturën shëndetësore, duke falënderuar institucionet komunale për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sali Malsiu, inkurajoi stafin shëndetësor që të paraqesin kërkesat e tyre, duke shtuar se me planifikimet buxhetore për vitin 2024, në shëndetësi nuk është caktuar ende asnjë projekt, duke pritur kërkesat që do të dalin nga dëgjimet publike, e që më pas do të inkorporohen në kuadër të shumës së caktuar për grantin specifik në shëndetësi.
Drejtori Malsiu gjithashtu falënderoi personelin shëndetësor për punën dhe angazhimin në shërbim të qytetarëve të komunës e edhe më gjerë. Drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli dhe stafi përcjellës, parashtruan kërkesat e tyre duke falënderuar komunën për mundësinë e dhënë që të paraqesin kërkesat e tyre për tu bërë pjesë e buxhetit komunal. Ata kërkuan shtim të burimeve njerëzore, investime në autoparkun, dezinfektim të hapësirave publike, mirëmbajtje të objekteve shëndetësore, kompletim i QKMF-së me të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore të parapara sipas ligjeve në fuqi etj.