Në Kaçanik mbahet Dëgjim Publik me të rinjtë dhe përfaqësues të disa organizatave
Me qëllim të promovimit të vendimmmarrjes së përbashkët dhe qytetarisë aktive, sot në Palestrën Sportive në Kaçanik është mbajtur dëgjimi publik buxhetor me të rinjtë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të Shoqërive Kulturore Artistike, grupe jo formale artistike nga komuna jonë dhe klubet sportive.
Takimin e hapi drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Hafize Sallahu, e cila falënderoi pjesëmarrësit në këtë takim publik, duke shtuar se kërkesat e qytetarëve nga dëgjimet buxhetore të vitit të kaluar tashmë këtë vit po realizohen, siç është Muzeu i Qytetit, blerja e një mini busi për aktivitete kulturore e sportive etj.
Të pranishmit në debat i përshëndeti edhe Nënkryetari Sabedin Vishi, i cili inkurajoi të rinjtë dhe përfaqësuesit e Organizatave të ndryshme që të bëhen pjesë e vendimmarrjes së përbashkët komunale.
Të pranishmit në dëgjimin publik, kërkuan rritje të subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit si dhe investime në infrastrukturën kulturore e sportive.