Në Kaçanik mbahet punëtoria me temë “Zhvillimi i Planit të Biznesit dhe Regjistrimi i Biznesit”
Në këtë takim fjalën e mori Pranverë Loku-Zharku, Drejtoreshë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, Komuna e Kaçanikut si dhe Maria Berishaj-Sylejmani, Këshilltare për barazi gjinore dhe përfshirje sociale, Aktiviteti i USAID-it Qeverisja Pronës
Të pranishmit në këtë punëtori, kryesisht gra ndërmarrëse, patën mundësi që të diskutojnë për qasjen e grave në pronë si parakusht për fuqizim social dhe zhvillim ekonomik, ndërmarrësia si koncept, modeli i biznesit, plani i biznesit – hapat, regjistrimi i biznesit fillestar në Kosovë, procedurat dhe llojet e regjistrimit të pronës si dhe obligimet tatimore të biznesit fillestar.
Kjo punëtori kishte për qëllim që në bashkëpunimim me sektorin privat të avokojë për fuqizim të grave dhe pjesëmarrje të tyre në aktivitete ekonomike. Punëtoria ofroi këshilla dhe ndihmë teknike në hapat e para të biznesit duke ofruar informata lidhur me fillimin dhe rritjen e Biznesit dhe ndihmuar në hartimin e planeve të biznesit.