Në Kaçanik mbahet tryeza me temë “Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore" me moton "Sot dhe çdo ditë tjetër"
Aktivitetet për këtë kampanjë, kanë filluar edhe në Komunën e Kaçanikut, duke u mbizotëruar nga ngjyra portokalli, e cila nënkupton një të ardhme më të ndritshme, pa dhunë.
Kjo kampanjë në Kaçanik u shënua me tryezën e diskutimit me temë "Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore" me moton "Sot dhe çdo ditë tjetër".
Folës kryesor në këtë tryezë ishin:
Kryetari i Komunës, Besim Ilazi,
Ardita Rrahmani, Kryesuese e grupit të grave asambleiste,
Vedat Dema- Zyrtar, komunal për barazi gjinore,
Prof.Dr. Ferdi Kamberi, sociolog
Mc.Lejla Koxha Shehu, psikologe dhe
Zyrtari policor, Njazi Elezi nga njësia e hetimeve - departamenti i dhunës në familje.
Aktiviteti në tërësi është organizuar nga grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut.
“16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” është një fushatë e përvitshme globale që përdoret për të mobilizuar përpjekjet dhe për të avokuar, e për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.