Në Kaçanik po investohet edhe në rregullimin e sistemit të ndriçimit publik
KaçanikPostuar: 17:46 / 02.09.2023
Projekti kapital" Rregullimi i ndriçimit publik" këtë vit po implemetohet në rrugët: "Hetem Hasaj"-Gabrricë, rr."Liria"- Gerlicë, rr." Beteja e 25 majit"-lagjja Provoli/Soponicë, rr."Abit Dullovi" dhe "Fadil Bunjaku"-Biqec, rr. "Xhevdet Guri"-Nikaj dhe rr."Hebib Gërlica"-lagjja Prushaj/ Gerlicë.
Kostoja e projektit është 48,977.82€, investim nga buxheti i komunës për investime kapitale.
Gjithashtu në kuadër të projektit "Rehabilitimi i dy shëtitoreve përgjatë lumit Nerodime do të zëvendësohen 22 shtylla ekzistuese të ndriçimit publik me shtylla të reja dhe sistem të ri të trupave ndriçues.