Nënshkruhet marrëveshja për “Ndërtimin e objektit kullë për vizitor tek bashkimi i dy lumenjve në Kaçanik”
KaçanikPostuar: 10:02 / 02.02.2024
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- “Ndërtimi i objektit kullë për vizitor tek bashkimi i dy lumenjve në Kaçanik”.
Kryetari Besim Ilazi, ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa njoftoi se ky projekt ishte pjesë e plan programit të platformës qeverisëse të prezantuar gjatë fushatës parazgjedhore e që ka për qëllim zhvillimin e turizmit.