Nënshkruhet marrëveshje bashkëfinancimi për renovimin e objektit të Hadikos-it në Kaçanik
Nënkryetari i Komunës, Sabedin Vishi, i cili nënshkroi këtë marrëveshje tha se organizata bëmirëse LDS Charities do të financojë me 30.000-euro këtë projekt të rëndësishëm për personat me nevoja të veçanta, ndërsa Komuna do të investojë rreth 27.000 euro.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë një ceremonie zyrtare dje, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Komunës dhe të organizatës HANDIKOS, ku nënshkrimi u bë në prezencën e drejtoreshës së HANDIKOS Kaçanik, Elmihane Malsiu, e cila shprehu gëzimin e saj për hapat konkrete drejt përmirësimit të kushteve për personat me nevoja të veçanta.
Ky investim do të krijojë kushte më të mira dhe më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Kaçanikut.
Rikonstruktimi dhe renovimi i objektit të HANDIKOS do të sjellë ndryshime pozitive në jetën e këtij komuniteti dhe do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më të mira dhe të përshtatshme për personat me nevoja të veçanta dhe është një shembull konkret i bashkëpunimit të qeverisë lokale me Organizatat e Shoqërisë Civile dhe donatorët ndërkombëtarë për të arritur qëllimet e përbashkëta për mirëqenien e komunitetit.