Njoftim nga Komuna e Kaçanikut lidhur me dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2024
Njoftimi i plotë nga Komuna e Kaçanikut:
Komuna e Kaçanikut përmes ekzekutivit komunal, e cila ka hartuar propozim buxhetin për vitin 2024 dhe planifikimet për vitet 2025 dhe 2026, duke u bazuar në ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës, dhe nenin 6 pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ ( MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me dëgjimin publik për:
Buxhetin për vitin 2024 dhe planifikimet për vitet 2025-2026
Ky dokument publik do të jetë në diskutim publik nga data 10.07.2023 deri më 11.08.2023, ndërsa dëgjimet buxhetore do të mbahen sipas orareve të parapara:
1- Debat me sektorin e bujqësisë
Data: 24.07.2023
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ora 14:00
2- Debat me të rinjtë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të Shoqërive Kulturore Artistike, grupe jo formale artistike nga komuna jonë dhe Klubet Sportive
Data: 25.07.2023
Vendi: Palestra Sportive
Ora: 10:00
3- Debat me sektorin e shëndetësisë në Komunën e Kacanikut
Data: 27.07.2023
Vendi: QKMF- Kaçanik
Ora: 11:00
4- Debat me sektorin e turizmit, planifikimit urban dhe infrastruturës
Data: 28.07.2023
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal- Kaçanik
Ora: 14:00
5- Debat me banorët e lokaliteteteve Dubravë, Nikaj, Rekë, Sopinicë
Data: 31.07.2023
Vendi: Shkolla Fillore “ Kadri Zeka” Dubravë
Ora: 19:00
6- Debat me banorët e lokaliteteve Begracë, Kaçanik i Vjetër, etj
Data: 01.08.2023
Vendi: Shkolla Fillore “ Qamil Ilazi” Kaçanik i Vjetër
Ora: 20:00
7- Debat me gratë dhe vajzat nga Komuna e Kaçanikut
Data: 02.08.2023
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ora: 14:00
8- Debat me qytetarë të Komunës së Kaçanikut
Data: 04.08.2023
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ora: 14:00
Komentet dhe sugjerimet e juaja mund t’i dërgoni deri me datën 11.08.2023, në ora 16:00, tek Drejtori për Financa dhe Buxhet Bahri Selimi në emailin: bahri.i.selimi@rks-gov.net
Për më shumë detaje për buxhetin komunal 2024 dhe planifikimet 2025-2026 , mund të vizitoni vegëzat e mëposhtme:
https://kk.rks-gov.net/.../konkurset.../draft-dokumente/
https://konsultimet.rks-gov.net/
Ftoheni për pjesëmarrje