Njoftim nga Komuna e Kaçanikut për ndryshim të kahjes në rrugën "Qamil Ilazi"

KaçanikPostuar: 12:34 / 14.07.2023

Tashmë përmes kontratës për rregullimin dhe mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal janë vendosur shenjat orientuese vertikale të trafikut në këtë rrugë.

Këto ndryshime të lëvizjes së pjesëmarrësve në trafik do të ndikojnë në orientimin më të mirë të ngasësve të automjeteve dhe mundësinë e krijimit të vendparkingjeve të reja.