Njoftim për debat publik nga Komuna e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 11:06 / 10.07.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Kaçanikut:

Duke u bazuar në Ligjin Nr.03/-230 për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Neni 9 (paragrafët 1,2,3 nënparagrafët 3.1, 3.2, 3.3 dhe 3.4, Udhëzimin Administrativ  (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna dhe Statutit të Komunës, Komuna e Kaçanikut organizon:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor të Komunës së Kaçanikut.

Ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në debatin publik që do të mbahet më 24.07.2023 E hënë, ora 11:00 , në sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e komunës.

Komuna e Kaçanikut ka përfunduar Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor Komunal të Komunës së Kaçanikut. Kontributi i të gjithë të interesuarve duke përfshirë shoqërinë civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante është i rëndësishëm, i nevojshëm për përfundimin e procedurave për aprovimin e raportit të VSM. Prandaj, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe ndikimin që mund të ketë Plani në fjalë, inkurajohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në debat, dhe të kontribuojmë në ngritjen e kualitetit dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.

Publiku i interesuar njoftohet se nga data 06.07.2023 gjerë më 07.08.2023 mund të shkarkojnë Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor në web faqen e Komunës së Kaçanikut https://kk.rks-gov.net/kacanik/category/konkurset-njoftimet/ dhe në linkun e platformës për konsultimet publike https://konsultimet.rks-gov.net/  ndërsa komentet e juaja mund ti dërgoni në e-mail adresën: ardite.shehu@rks-gov.net ose shkodran.sopa@rks-gov.net