Njoftim për takim informues nga Komuna e Kaçanikut lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të komunës së Kaçanikut,
Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke realizuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe ka filluar me fushatën për sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar.
Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet dhe aktivitetet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohen të organizohen ngjarje publike në komuna, takime dhe diskutime në universitete dhe kolegje publike e private.
Në vazhdën e kësaj fushate ftoheni të merrni pjesë në prezantim e informues në komunën tonë që do të mbahet me 22 Nëntor me fillim në ora 10:00, në sallën e kuvendit komunal.
Ftoheni për pjesëmarrje!