Njoftim për takimin e parë publik të kryetarit Ilazi
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, grupet e interesit dhe palët e tjera që janë të interesuara, se Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, organizon takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të Komunës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.
Takimi publik do të mbahet me datën 23.06.2023 (e premte) në sallën e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut, duke filluar nga ora 14:00.
Në këtë takim do të keni mundësi të njoftoheni për punën, të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2023 si dhe zhvillimet aktuale.
Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut.
Komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni deri me datën 23.06.2023 në ora 16:00. Email: besim.q.ilazi@rks-gov.net, fatlume.selimi@rks-gov.net
Ftoheni për pjesëmarrje
Qytetarë të nderuar, bëhuni pjesë e proceseve vendimmarrëse në komunën tonë.