Pastrohet shtrati i lumit Nerodime

KaçanikPostuar: 12:00 / 26.07.2023

Pastrimi i lumit Nerodime, po bëhet nga barishtet dhe prurjet e zhavorrit, nga Xhamia e Dëshmorëve deri në fund të qytetit.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Ramadush Osmani, bëri të ditur se ky aktivitet i pastrimit po ndihmon në parandalimin e vërshimeve dhe menaxhimin më të mirë të situatave emergjente.