Përfaqësuesit e Organizatës Humanitare LDS Charities vizituan Komunën e Kaçanikut

KaçanikPostuar: 09:56 / 08.08.2023

Nënkryetari Vishi, i informoi të pranishmit për komunën e Kaçanikut, zhvillimet dhe të arriturat, ndërsa qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me përkrahjen e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve - Handikos Kaçanik.

Pas takimit u vizitua edhe objekti dhe parcela e dhënë nga Komuna e Kaçanikut për Organizatën “HANDIKOS”, ku planifikohet të  bëhet renovimi dhe aktivizimi i këtij objekti për aktivitete të kësaj organizate.