Përurohet dhe një sallë e edukatës fizike në Komunën e Kaçanikut
KaçanikPostuar: 18:03 / 29.09.2023
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, uroi nxënësit dhe të rinjtë e kësaj ane për projektin e ri, që do të jetë një hapësirë ku ata do të mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive e rekreative.
Sallat e edukatës fizike janë projekte që po implementohen nga Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë së Arsimit, ku në disa shkolla tashmë janë ndërtuar, në disa të tjera janë në ndërtim e sipër si dhe disa të tjera janë planifikuar me planifikimet e ardhshme buxhetore.